Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Raporti i SPAK, Dumani zbulon në Kuvend shifrën: Janë sekuestruar 65.5 mln euro
Kreu i SPAK, Altin Dumani, paraqiti në Kuvend raportin e punës së Prokurorisë së Posaçme brenda një viti. Teksa numëroi disa nga ndryshimet krahasuar me raportin e mëparshëm, ai u ndal edhe tek vlera monetare e sekuestrimeve. Dumani tregoi se vlera e pasurive të sekuestruara nga SPAK arrijnë në vlerën e 65.5 mln euro, me një rritje me më shumë se 50%. “Vlera e pasurive të sekuestruara “65.5 mld euro, 59.7% më lart se një vit më parë”, tha Dumani në Kuvend. Top Channel