Sekuestrohen 193 kilogramë kanabis në Konicë/ Shoferi shpallet në kërkim, gjatë kontrollit…

Sekuestrohen 193 kilogramë kanabis në Konicë/ Shoferi shpallet në kërkim, gjatë kontrollit…

Një sasi e madhe droge u sekuestrua nga Policia e Janinës, në bashkëpunim me Policinë e Konicës, të shtunën në mbrëmje, në rrugën e vjetër kombëtare Janinë–Kozan, disa kilometra largë Konicës. Gjatë kontrollit të makinës, e cila mbante targa gjermane, u gjetën dhe u sekuestruan 125 pako me kanabis të papërpunuar, me një peshë totale prej 193 kilogramësh e 212 gramë. Sipas raportimeve, gjatë një kontrolli policor në kufi, një shofer vuri re praninë e policisë dhe, për të shmangur kontrollin, u largua me shpejtësi. Gjatë tentativës për arratisje, ai humbi kontrollin e mjetit, i cili doli nga rruga dhe u ndal. Shoferi më pas u arratis në këmbë. Ndërkohë, kjo është hera e 6-të brenda muajit që kapet drogë në kufi. Mjeti u sekuestrua...