Dosja ‘Partizani’/ Shtyhet seanca në GJKKO, zbulohet arsyeja, ja kur do mbahet e radhës

Dosja ‘Partizani’/ Shtyhet seanca në GJKKO, zbulohet arsyeja, ja kur do mbahet e radhës

Është shtyrë seanca në GJKKO, në ngarkim të ish kryeministrit Sali Berisha, dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezit dhe të pandehurve të tjerë. Seanca ku trupi gjykues do të vendosë mbi kërkesën e avokatëve të Sali Berishës, të cilën seancën e kaluar kërkuan pavlefshmëri të akteve dhe papërdorshmëri të provave që janë gjetur deri më tani, u shty për shkak të mungesës së avokatit Sokol Hazizaj i cili mbron Fatmir Bekteshin, i pandehur gjithashtu në këtë çështje. Seanca e radhës u caktua të mbahet më 10 nëntor, ora 10:00. Prokurori Arben Kraja ka argumentuar se asnjë nga pretendimet e ngritura nga avokatët nuk qëndron ligjërisht, duke theksuar se nuk ka pasur shkelje në ekzekutimin e masave të sigurisë, as në procedurat e ekspertimeve. Në gjyqin për...