Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
“Koha për vendimet më të rëndësishme”, Meri Gjini bën parashikimin për javën e fundit të tetorit: Mundësi të papritura për këto shenja
Astrologe Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për javën në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova. Java e fundit e tetorit vjen me tre ditë mjaft të favorshme për të marrë vendime, për të sqaruar çështje të mbetura pezull dhe për të përmirësuar të përditshmen. Planetet ofrojnë qartësi dhe mundësi për të zgjidhur çështje pune, financash dhe marrëdhëniesh personale, duke i dhënë secilit shenjë energji për të vepruar me vendosmëri dhe optimizëm. Dashi: Marsi, planeti i tyre drejtues, është në një vendosje të rëndësishme, duke bërë të mundur që nëse marrin telefonin në dorë dhe bëjnë lëvizjet e duhura, diskutojnë me njerëzit e duhur, gjejnë zgjidhje për çështje që lidhen me punën, pronësinë apo shtëpinë, por...