Tragjike në Itali/ I riu shqiptar gjendet i pajetë nga vëllai i tij në dhomën e gjumit, mbeten mister arsyet

Tragjike në Itali/ I riu shqiptar gjendet i pajetë nga vëllai i tij në dhomën e gjumit, mbeten mister arsyet

Tragjik ka rezultuar fati i një 19-vjeçari shqiptar, i cili është gjetur i pajetë në dhomën e tij. Tragjedia ndodhi ditën e premte në Provincën e Pistoias. Kur vëllai i të riut hyri në dhomën e tij, e gjeti 19-vjeçarin të rrëzuar përtokë dhe pa ndjenja. Vdekja e Flavio Saraçit ishte aq e papritur sa është aktualisht e pashpjegueshme, pasi i riu merrej me sporte dhe nuk kishte probleme shëndetësore. Ndërkohë, kjo është humbja e dytë serioze brenda vetëm pak ditësh që godet Masotti-n, një fshat në Serravalle Pistoiese, me vdekjen e një të riu në lulen e jetës, më pak se një javë pas aksidentit fatal që vrau 17-vjeçarin Matteo Duçeschi. Të dy jetonin në fshatin në provincën e Pistoia-s. Gjithçka ndodhi brenda pak...