Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Kosova drejt zgjedhjeve të reja, pas dështimit të Kurtit PDK deklaron se nuk i ka numrat
Pasi Kurti nuk arriti të sigurojë numrat e nevojshëm për formimin e qeverisë, pritet lëvizja e presidentes Vjosa Osmani për të zhbllokuar vendin nga kjo krizë politike.E para e vendit pritet t’i thërrasë brenda 10 ditëve liderët e partive politike për të emëruar një mandatar të dytë për kryeministër ose për të marrë vendimin që Kosova të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Mandatari i ri për formimin e qeverisë është kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, partia e të cilit doli e dyta në zgjedhjet e 9 shkurtit. Por Krasniqi ka thënë se do t’i kërkojë Osmanit të shkohet në zgjedhje menjëherë, pasi nuk i kanë numrat e mjaftueshëm për të formuar ekzekutivin. Qeveria e re dështoi të zgjidhet pas tetë muajsh nga mbajtja e zgjedhjeve...