Marco Aurelio: Nëse keni bërë një veprim të mirë nuk keni nevojë t’i tregoni gjithë botës për këtë…

Marco Aurelio: Nëse keni bërë një veprim të mirë nuk keni nevojë t’i tregoni gjithë botës për këtë…

Nga Marco Aurelio Ka njerëz të cilët janë gati, pasi i kanë bërë një nder dikujt, t’ia kujtojnë atë. Ka edhe nga ata që nuk arrijnë deri këtu, por prapëseprapë brenda vetes e quajnë tjetrin borxhli dhe janë fare mirë të ndërgjegjshëm për atë ë kanë bërë. Ka pastaj të tjerë që, në njëfarë mënyre, nuk janë as të ndërgjegjshëm për atë që kanë bërë, por ngjasojnë me vreshtin që, pasi prodhon bistakun dhe pasi ka prodhuar frutin e vet, nuk kërkon gjë tjetër-ashtu si edhe kali që e ka bërë garën e tij, si langoi që ka punuar për të kapur gjahun, si bleta që ka bërë mjaltin. E një njeri që ka bërë një veprim të mirë nuk ia tregon gjithë botës atë...