Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Si “lindi” kënga e njohur “Lule Bore”- kush dhe kur e krijoi?
Regjisori Andis Gjoni, i ftuar, kohë më parë, në “ABC e Mëngjesit” foli për këngën e veçantë dhe të shumë të pëlqyer për publikun “Lule Bore”, në 100-vjetorin e lindjes të “babait” të kësaj kënge. “Sipas dorëshkrimeve të babait që kam gjetur. Lulebore është kompozuar në 1949 me tekst të Zef Palit dhe titulli origjinal është “Luleborës”. Ishte edhe një faqe tjetër që shkruante “Lulepranverës”. Kanë bërë disa variante”, tregoi, kohë më parë, Andis Gjoni. Gjatë kësaj interviste Andis Gjoni u shpreh se në atë kohë Simon Gjoni pati edhe një sukses ndërkombëtar. “Simon Gjoni pati një sukses ndërkombëtar për kohën sepse pati një sukses në Rusi. Por ai ka shkruar edhe shumë këngë të tjera. Pianistja Hermina Gjoni tregoi se Lule Bore fillimisht është...