Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Nipi vrau Astrit Kalanë! Apeli s’ndryshon vendim, burg për Gjon Shkambin: Po ta dija, do e kisha ndaluar
astrit kalaja-gjon dhe elvis shkembi TIRANË-Sot u shqyrtua ankimimi i Gjon Shkambit, i akuzuar si bashkëpunëtor, për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja. Ankimimi për ndryshimin e masës së sigurisë u shqyrtua në Gjykatën e Apelit në Tiranë, aty ku edhe ndodhi ngjarja e rëndë. Apeli rrëzoi ankimimin, duke lënë në fuqi masën e sigurisë 'arrest me burg' për Shkambin. “Jam i keqardhur për çfarë ndodhi, po ta dija do ta kisha parandaluar”,-deklaroi ai në Gjykatë. Sipas Prokurorisë, xhaxhai i autorit, Gjon Shkambi dyshohet se kishte dijeni për planin e nipit të tij ndaj palës kundërshtare në procesin gjyqësor dhe se mund të ketë luajtur rol nxitës në tentativën për të vrarë babë e bir, të cilët jetojnë në pronën që ai pretendon në Shkodër. Në të njëjtën...