Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Berisha sqaron pse PD votoi pro ngritjes së dy Komisioneve të Posaçme
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në Kuvend sqaroi arsyen se pse deputetët demokratë votuan pro ngritjes së dy Komisioneve të Posaçme, për reformën zgjedhore dhe atë territoriale. I bindur se me Ramën nuk ka zgjedhje të lira, Berisha deklaroi se ndihen të detyruar që rekomandimet e OSBE ODIHR për zgjedhjet e 11 majit të kthehen në ligj. Po ashtu ai tha se reforma territoriale ishte një “anti reformë që u vendosën standardet e pabarazisë maksimale”. Berisha: Ne sot votuam ngritjen e këtyre komisione për dy arsye: Janë një seri e pafundme e rekomandimeve të OSBE ODIHR. Në raporton e fundit damkosi si një farëse zgjedhjet e 11 majit. Në këtë kontekst ne ndihemi të detyruar që rekomandimet e drejta ti kthejnë në ligj, ndonëse...