Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Megan Fox rrëfen periudhën e vështirë gjatë xhirimeve të “Jennifer’s Body”: Isha e humbur dhe plot zemërim
Aktorja amerikane Megan Fox është rikthyer tek një nga rolet më të diskutuar të karrierës së saj, duke treguar për periudhën e errët që po kalonte gjatë xhirimeve të filmit Jennifer’s Body. Gjatë një shfaqjeje të posaçme të filmit në Los Angeles më 25 tetor, 39-vjeçarja rrëfeu se në atë kohë ndiente “zemërim dhe humbje të madhe”, të shkaktuar nga mënyra si trajtohej në industrinë e filmit dhe nga presioni i famës. “Isha plot me zemërim për mënyrën si isha trajtuar. Paparacët ishin shumë mizorë atëherë,” tha ajo, duke kujtuar raste kur e ofendonin në publik. “Kisha brenda vetes shumë dhimbje dhe pikëllim që duhej të shpërthenin diku dhe roli i Jennifer-it më dha këtë mundësi.” Fox u shpreh se ishte ndjerë e lidhur me...