Vrasja e gjyqtarit Kalaja, sot masa në Apel për Gjon Shkambin dhe punonjësin e sigurisë

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, sot masa në Apel për Gjon Shkambin dhe punonjësin e sigurisë

Sot në orën 10:00 do të mbahet seanca për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në Gjykatën e Apelit. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se sot do të jepet masa për Gjon Shkambin dhe punonjësin e sigurisë, Banush Koxhaj. Ndërkohë vrasësi i gjyqtarit Elvis Shkambi nuk e ka apeluar masën e arrestit me burg. Gjon Shkambi akuzohet se kishte dijeni mbi planin e nipit, akuza të cilat i ka mohuar. Koxhaj dyshohet se shpërdoroi detyrën duke mos kontrolluar dhe mos vlerësuar alarmin e detektorit që tregoi se vrasësi po hynte me një pistoletë. Top Channel