Një prokuror në pranga në…/ Arrestimi në vendin e punës, akuzohet për marrje ryshfeti

Një prokuror në pranga në…/ Arrestimi në vendin e punës, akuzohet për marrje ryshfeti

Një prokuror në Prokurorinë Themelore të Prizrenit është arrestuar në vendin e tij të punës më 27 tetor, njoftuan autoritetet.  Prokuroria Speciale e Kosovës tha se prokurori B.Sh., dyshohet se ka kryer veprën penale të “marrjes së ryshfetit”.  “Prokuroria Speciale së bashku me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi”, u tha në njoftim.  Betimi për Drejtësi, medium i specializuar raportime në fushën e drejtësisë, tha se prokurori i arrestuar është Beqë Shala.  Sipas Betimit për Drejtësi, ai u arrestua teksa kjo media po kryente një hulumtim për këtë prokuror, duke pretenduar se posedon një video-incizim të Shalës duke pranuar ryshfet.  Sipas Kodit Penal të Kosovës, një person zyrtar që në mënyrë të drejtpërdrejt...