Krim tronditës në Slloveni, dorëhiqen dy ministra

Krim tronditës në Slloveni, dorëhiqen dy ministra

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Slloveninë mbrëmjen e kaluar, pasi një 48-vjeçar u rrah për vdekje dhe një djalë shqiptar mbeti rëndë i plagosur në qytetin Novo Mesto, në juglindje të vendit. Sipas mediave lokale, autori kryesor i dyshuar është një 20-vjeçar nga komuniteti Rom, i cili më parë kishte sulmuar shqiptarin e ri përpara se të godiste fatalisht 48-vjeçarin slloven pranë një restoranti.  Viktima ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra, ndërsa shqiptari ndodhet në gjendje të rëndë. Ngjarja ka shkaktuar valë zemërimi dhe ka rritur tensionet raciale në vend, me qytetarë që akuzojnë komunitetin Rom për nivelin e lartë të krimeve, grabitjeve dhe dhunës në zonë. Si pasojë e tronditjes që përfshiu opinionin publik, Ministri i Brendshëm Bostjan Poklukar...