Zbulohet porti lumor gjatë restaurimit të Kalasë së Bashtovës 

Zbulohet porti lumor gjatë restaurimit të Kalasë së Bashtovës 

Kalaja e Bashtovës më parë u përfshi në një projekt restaurimi, por gjatë tij u zbulua porti lumor. Me mbështetjen BE-së nëpërmjet programit EU4Culture, zbatuar nga UNOPS, projekti restauroi muret e shekullit XV. Në materialin e publikuar në faqen e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, thuhet se në anën e djathtë të hyrjes kryesore të Kalasë së Bashtovës në Rrogozhinë, në atë që besohej të ishte një nga kullat, arkeologët kanë zbuluar portin lumor të kalasë, i cili e lidhte atë me kanalin e lumit, duke mundësuar transportin e mallrave nga kalaja në det dhe porte të tjera. Kjo është një nga gjetjet kryesore të një projekti njëvjeçar restaurimi të mbështetur nga “BE për Kulturën”. Projekti, i paraprirë nga gërmime dhe studime arkeologjike, synonte...