Balluku thirret sot nga SPAK për t’u njohur me akuzat. Zëvendëskryeministrja e Ramës nën hetim për tenderat korruptivë

Balluku thirret sot nga SPAK për t’u njohur me akuzat. Zëvendëskryeministrja e Ramës nën hetim për tenderat korruptivë

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, është thirrur sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), pas regjistrimit të saj si person nën hetim për shkelje të barazisë në tendera. Burime nga organi i akuzës konfirmojnë se ftesa për paraqitje mban firmën e prokurorit të posaçëm Dritan Prençi, i cili ka kërkuar që Balluku të shoqërohet nga një avokat mbrojtës një veprim që nënkupton se ndaj saj mund të komunikohet zyrtarisht akuzë penale. Ende nuk dihet nëse zëvendëskryeministrja do të paraqitet në ambientet e SPAK-ut, ndërsa hetimet lidhen me një sërë procedurash të zhvilluara nga ministria që ajo drejton, përfshirë tenderat publikë në sektorin e infrastrukturës dhe energjisë. LEXO EDHE: ‘Balluku, akrobaci me trena e avionë për t’iu shmangur SPAK’/ Bardhi: Stacioni i saj fundor...burgu i...