Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Nga zyrat e Berishës drejt bashkive të Ramës/ Gazetari: Baza e PD, e zhgënjyer
Gazetari Anesti Barjamemaj komentoi për ‘Newsroom’ zhvillimet e fundit në selinë blu dhe rrokadën institucionale të demokratëve nga zyrat e Berishës në bashkitë e Ramës. Barjamemaj tha se baza e demokratëve ka qenë e lodhur prej shumë kohësh dhe se drejtuesit e saj po zhgënjehen. Më tej, gazetari shtoi se pranimi i ofertave nga demokratët drejt posteve të ofruara nga partia në pushtet do të krijojë një frymë të re në PD duke e dëmtuar atë. ” Baza ka qenë e lodhur prej kohësh, problemi është që po ajka e PD dhe drejtuesit e saj po zhgënjehen. Kjo tregon që demokratët kanë qenë të etur për pak pushtet dhe cdo gjë që u ofrohet e pranojnë, kjo ka ndodhur dhe në Vlorë dhe Elbasan. Zheni Gjergji ka pasur komisionin e shëndetësisë, ka denoncuar shumë skandale,...