Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
‘Ngrin’ sërish aeroporti i Vilniusit/ Tullumbace me helium në hapësirën ajrore të Lituanisë, kryeministri paralajmëron mbylljen e kufirit me Bjellorusinë
Aeroporti i Vilniusit u mbyll sërish pasi disa balona, të dyshuara si tullumbace me helium, u shfaqën në hapësirën ajrore të Lituanisë, njoftoi Qendra Kombëtare e Menaxhimit të Krizave. Ky është incidenti i katërt i tillë që ndodh javën e kaluar. Sipas autoriteteve, balonat me origjinë nga Bjellorusia janë përdorur për kontrabandën e cigareve. Kryeministrja Inga Ruginienë ka paralajmëruar se Lituania mund të duhet të mbyllë kufirin me Bjellorusinë për një periudhë më të gjatë dhe po shqyrton dënime më të ashpra për kontrabandistët. Ajo ka thirrur një takim të Komisionit të Sigurisë Kombëtare të Lituanisë për të diskutuar masat e mundshme. Sipas autoriteteve, balonat kontrabandë janë përdorur vetëm për transportin e cigareve të paligjshme, por qeveria ka theksuar se çdo veprim që kërcënon sigurinë...