Mziu: Rama ka frikë nga Binaj! Sondazhet e nxjerrin Florin fitues

Mziu: Rama ka frikë nga Binaj! Sondazhet e nxjerrin Florin fitues

Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, deklaroi se fakti që kryeministri Edi Rama flet për Florjan Binajn, tregon që kreu i qeverisë ka frikë nga kandidati që mbështet opozita për kryebashkiak të Tiranës. I ftuar në A2 CNN, Mziu theksoi se sondazhet e nxjerrin absolutisht fitues kandidatin e pavarur por të mbështetur nga të gjitha partitë opozitare, Florjan Binaj.  Mziu: Të gjitha sondazhet e nxjerrin absolutisht fitues Florjan Binajn. U hoq Tirana për në datën 9 nëntor sepse Rama ka frikë. Donte që e gjithë Shqipëria të përqendrohej për zgjedhjet e Tiranës. Sot, kemi në krye një aktor jo humori, por korrupsioni. Edi Rama është aktori kryesor i korrupsionit në Shqipëri. Ky kryeministër ka pushtetin vendor, pushtetin qendror, pushtetin e drejtësisë, pushtetin e medias… ky...