Burimi:
Sportekspres.com
Foto © Sportekspres.com
“I kërkova Jamalit driblonte, por nuk po hynte dot në zonë”, ndihmësi i Flikut e pranon: Nuk është mësuar me koret dhe vërshëllimat, nuk e kishte të lehtë
Barcelona është larguar kokëulur nga “Santiago Bernabeu”. Katalanasit u mposhtën me shifrat 2-1 në ‘el klasikon’ e parë të sezonit. Markus Zorgu, i cili mori drejtimin e skuadrës për shkak të dënimit të Flikut, u shpreh pas ndeshjes se ndeshja nuk shkoi sipas planeve të tyre. Ndihmësi i Flikut zbuloi se i kërkoi Jamalit të driblonte më shumë në pjesën e dytë, por Reali kishte marrë masat e duhur për të ndalur talentin spanjoll. “Duhet të jemi të sinqertë. Planet tona nuk funksionuan sot. Lamin Jamali sapo ka kaluar një dëmtim dhe ka nevojë për më shumë ndeshje. Duhet t’i japim kohë. Ai është vetëm 18 vjeç, duhet ta mbani mend këtë gjë. Pas pjesës së parë i kërkuam që të provonte më shumë driblime...