‘Ndihemi të gjykuar, të kontrolluar dhe të lënë pas dore nga prindërit’/ Çfarë flasin më shumë fëmijët në terapi?

‘Ndihemi të gjykuar, të kontrolluar dhe të lënë pas dore nga prindërit’/ Çfarë flasin më shumë fëmijët në terapi?

Shoqëria po e njeh gjithnjë e më shumë rëndësinë e shëndetit mendor dhe shkuarja në terapi po bëhet gjithnjë e më e pranueshme. Ndërsa stigma po zhduket gradualisht, gjithnjë e më shumë fëmijë dhe të rinj kërkojnë ndihmë profesionale për të përballuar vështirësitë emocionale, raporton Index.hr. Megjithatë, prindërit shpesh janë kuriozë për atë që fëmijët e tyre ndajnë në këto seanca, dhe sipas ekspertëve, disa ankesa përsëriten vazhdimisht. Një prej tyre është ndjenja e gjykimit nga prindërit. Psikologia Dr. Aline Zoldbrod thekson se shumë të rinj ndihen të përjashtuar dhe të pasigurt kur prindërit kritikojnë zgjedhjet e tyre ose u imponojnë ambiciet e veta. “Shpesh, fëmijët zgjedhin karriera që nuk janë ëndrrat e tyre, por ëndrrat e prindërve,” thotë ajo, duke sjellë shembullin e një...