Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Gjon Shkambi rikthehet nesër në vendin e krimit, kërkon lirinë në Gjykatën e Apelit
Në gjykatën e Apelit rikthehet nesër Gjon Shkambi por kësaj here jo për pronat, por si person që kërkon t’i hiqet masa e sigurisë lidhur me vrasjen e gjyqtarit Astrit kalaja. Nipi i tij Elvisi nuk e ka ankimuar vendimin e shkallës së parë duke u pajtuar me masën arrest burg pa afat. Gjon Shkambi kërkon në Gjykatën e Apelit, një masë më të butë sigurie nga arresti me burg. Kërkesa e tij, do të shqyrtohet nesër, në të njëjtën Gjykatë, ku më 6 tetor, nipi i tij, Elvis Shkambi, qëlloi për vdekje me armë gjyqtarin Astrit Kalaja. Seanca pritet të nisë në orën 10:00 me gjyqtar relator Gent Shala. Nipi 30-vjeçar, Elvis Shkambi, gjithashtu në paraburgim, nuk e ka apeluar vendimin për të kërkuar...