Burimi:
Standard.al
Foto © Standard.al
Vendi që Edi Rama e blen 120 mijë euro në vit me paratë e shqiptarëve
Kryeministri Edi Rama fluturoi në Berlin dy ditë më parë për të marrë pjesë në një forum të përvitshëm që quhet Berlin Global Dialogue. Shefi i qeverisë i bëri jo pak jehonë aktivitetit dhe sigurisht vendit të tij të veçantë në të. “Në Berlin Global Dialogue (BGD) – forumi ndërkombëtar i nivelit të lartë që zhvillohet çdo vit në kryeqytetin e Gjermanisë, me fokus sfidat globale të ekonomisë, klimës, teknologjisë dhe qeverisjes – ku jam i ftuar si njëri ndër dy folësit e sesionit përmbyllës së bashku me Presidenten Ursula von der Leyen,” shkroi Rama në profilin e tij zyrtar në facebook. Rreshtimi i Ramës krah Von der Leyen si dy folësit më të rëndësishëm të takimit, sigurisht që shkon në linjën e propagandës agresive...