Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Mot i keq në Qarkun e Kukësit/ Reshje të dendura dhe mjegulla shkaktojnë probleme në rrugë
Territori i qarkut të Kukësit është përfshirë nga mot i keq, me reshje të dendura shiu dhe mjegull të dendur në zonat e ulëta dhe luginat. Për shkak të intensitetit të reshjeve, janë raportuar problematika në disa rrugë rurale dhe nacionale. Veçanërisht në segmentet nacionale Kukës–Qafë Mali, Kukës–Bushtricë, Kukës–Shishtavec, Kukës–Kam–Tropojë dhe Kukës–Bushtricë–Peshkopi ka prezencë uji në sipërfaqe, si edhe rënie gurësh dhe inerteve në disa pjesë të rrugës. Drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit. Nga moti i keq nuk ka shpëtuar as Rruga e Kombit. Fillimisht, segmenti Kolsh–Tuneli i Kalimashit u përfshi nga mjegull e dendur, duke e vështirësuar qarkullimin e automjeteve. Në dy segmente të tjera janë regjistruar rënie gurësh dhe dherash — konkretisht pranë daljes së fshatit Myç–Mamëz...