“Portofoli digjital vjen për shqiptarët në 2026-ën”

“Portofoli digjital vjen për shqiptarët në 2026-ën”

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot, 26 tetor, se shqiptarët do të mund të pajisen me identitetin digjital duke filluar nga viti 2026. Gjatë episodit të katërt të sezonit të pestë të podcastit të tij, në rubrikën “Shënimet e javës”, Rama tha se pas përfundimit të koncesionit të mëparshëm për kartat e identitetit, shteti krijoi kompaninë shtetërore “Identitek”. Sipas tij, kompania ka realizuar kartat e reja me kosto më të ulët dhe cilësi më të lartë dhe po përgatitet për sfidën e radhës: kalimin e kartës së identitetit në version digjital, të përdorshëm nga telefoni ose kompjuteri si një portofol shumëfunksional dhe i thjeshtë për qytetarët. Rama shtoi se Bashkimi Europian po ecën në të njëjtën drejtim, duke vendosur vitin 2027 si afatin për futjen e...