Kush janë kandidatët jashtë PS dhe PD në garën për pesë bashki! Tërhiqet aktorja e njohur…

Kush janë kandidatët jashtë PS dhe PD në garën për pesë bashki! Tërhiqet aktorja e njohur…

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka zyrtarizuar dje, 25 tetor, kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 nëntorit në Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik, pasi ka përfunduar afati për dorëzimin e dokumentacionit përkatës. Një veçori e këtyre zgjedhjeve është prezenca e shtuar e kandidatëve të pavarur, të cilët do të mbështeten nga opozita në disa bashki, duke sfiduar emrat e propozuar nga Partia Socialiste. Në Vlorë, Dionis Sota, kandidat i pavarur, do të mbështetet nga Partia Demokratike për të garuar përballë Brunilda Mersinit, e cila ka dhënë dorëheqjen nga mandati i deputetes për të kandiduar për këtë bashki. Në Berat, opozita ka zgjedhur të mbështesë kandidatin e pavarur Pavlo Shkarpa, duke sfiduar kandidatin socialist Ervin Ceca. Në Cërrik, Amarildo Hoxha garon...