Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Kujdes nga migrena! Trajtimi i hershëm shmang përkeqësimin e sëmundjes
Migrena është një nga shqetësimet më të zakonshme të shëndetit që prek një pjesë të konsiderueshme të popullatës. Sipas mjekeve, femrat janë më të prekura se meshkujt, ndërsa simptomat e saj mund të jenë të ndryshme dhe shpesh herë mjaft shqetësuese. Mjekja neurologe Entela Basha thotë se kohëzgjatja e një krize migrene varion nga 4 deri në 72 orë, por në disa raste, dhimbja mund të shfaqet edhe për 15 deri në 16 ditë në 1 muaj. Simptomat që e shoqërojnë përfshijnë të përziera, të vjella, turbullim të shikimit dhe ndjeshmëri të shtuar ndaj aromave, ndriçimit apo zhurmave. Mjekët apelojnë për mosneglizhencë të dhimbjeve të kokës dhe këshillojnë që diagnoza të bëhet nga specialisti, për të shmangur përkeqësimin e gjendjes dhe për të gjetur terapinë...