Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Rama prezanton dy projektet digjitale: Shqipëria drejt kapërcimit epokal…
Në episodin më të fundit të podkastit “Flasim”, gjatë rubrikës “Shënimet e Javës”, kryeministri Edi Rama foli për hapat e radhës në drejtim të digjitalizimit të shërbimeve publike në vend. Ai nënvizoi se Shqipëria po përgatitet për një kapërcim të rëndësishëm teknologjik, ku karta e identitetit do të mund të përdoret në formë digjitale, përmes celularit apo kompjuterit, duke u shndërruar në një portofol elektronik shumëfunksional. Gjithashtu, Rama prezantoi edhe projektin për portën biometrike në aeroportin “Nënë Tereza”, e cila do të lejojë udhëtarët të hyjnë në vend pa ndalesa dhe pa kontroll tradicional të pasaportës, vetëm përmes verifikimit të pamjes dhe të dhënave të tyre të lidhura elektronikisht. Rama bëri të ditur se kompania shtetërore Identitek, e krijuar pas përfundimit të koncesionit të mëparshëm...