Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Historike për boksin shqiptar, Jurgen Uldedaj shpallet kampion bote
Boksieri shqiptar, Jurgen Uldedaj ka triumfuar ndaj kamerunasit Rolly Lambert Fogoum dhe është shpallur kampion bote, duke fituar titullin IBO (International Boxing Organization). Ndeshja u zhvillua në “O₂ Arena” të Londrës dhe përfundoi me fitoren e shqiptarit pas një përballjeje të fortë me shumë intensitet. Me këtë sukses, Uldedaj bëhet boksieri i parë shqiptar që arrin të fitojë një titull botëror. Aktualisht, ai regjistron 21 fitore në total, mes tyre 12 të arritura me nokaut. Në të kaluarën, Uldedaj ka fituar disa tituj prestigjiozë si “WBO Youth”, “WBC Youth”, “IBF International”, “WBA Inter-Continental” dhe “IBO Mediterranean”. Edhe pse ushtron aktivitetin sportiv midis Gjermanisë dhe Anglisë, ai vazhdon të përfaqësojë Shqipërinë në arenat më të rëndësishme të boksit botëror.