Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Bie mbështetja në Mal të Zi për NATO-n, rritet numri i kundërshtarëve
Mbështetja e qytetarëve për anëtarësinë e Malit të Zi në NATO është më e ulët për pothuajse 9 për qind krahasuar me marsin e vitit të kaluar, ndërsa numri i kundërshtarëve, në të njëjtën periudhë, është rritur mbi 11 për qind – këto janë rezultatet e një hulumtimi të Qendrës për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut në Mal të Zi (CEDEM), të kryer në shtator. Për Aleancën Atlantike të Malit të Zi, ky është një konfirmim se elementet proruse dhe anti-NATO vazhdojnë të veprojnë brenda institucioneve dhe strukturave politike. “Veprimet e tyre synojnë përhapjen e dyshimit, dobësimin e besimit të qytetarëve dhe relativizimin e qëllimeve strategjike të shtetit”, thonë nga kjo organizatë për Radion Evropa e Lirë. I pyetur nga REL-i se si i...