Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Partizani e mbyll fazën e parë në krye të renditjes, Tirana mposht Studentin në derbi
Është mbyllur faza e parë e Superligës në volejboll për meshkuj me ndeshjet e javës së 7-të dhe të fundit. Një javë që ka konfirmuar Partizanin kampion në krye të renditjes, pas fitores 3-0 (25-19, 25-19, 25-19) ndaj Erzenit. Një ndeshje e komanduar nga kryeqytetasit, ku të trija setet ishin fotokopje të njëra-tjetrës, edhe në rezultat. Të kuqtë shkëputeshin gradualisht, duke e merituar fitoren dhe tri pikët. Tirana mundi 3-0 Studentin në derbin kryeqytetas (25-19, 25-23, 25-23), në një ndeshje të ekuilibruar shumicën e kohës. Student rivalizoi deri në fund, por pa mundur të marrë asnjë pikë, ndërkohë që fitorja ngjit bardheblutë në vendin e dytë. Pa shumë mund fiton edhe Skënderbeu, që në fushën e tij mundi 3-0 Elbasanin (25-10, 245-16, 25-19). Miqtë, ende...