Rama për DW: Me Kurtin jemi miq, por Kosova ta harrojë Serbinë dhe të përmbushë detyrimet

Rama për DW: Me Kurtin jemi miq, por Kosova ta harrojë Serbinë dhe të përmbushë detyrimet

Kryeministri Edi Rama ka folur për procesin e integrimit europian të Shqipërisë, rolin e Gjermanisë në këtë rrugëtim dhe marrëdhëniet e tij me Albin Kurtin, gjatë një interviste për Deutsche Welle. Në lidhje me raportin e tij me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, Rama theksoi se ruan një marrëdhënie të mirë personale me të, dhe se dallimet politike mes tyre janë të natyrshme. “Me Albinin kam një marrëdhënie shumë miqësore në aspektin personal, por kemi dallime të pashmangshme në këndvështrime, dhe këto dallime i ndajmë në mënyrë të hapur dhe të drejtpërdrejtë. Në të gjitha aspektet e bashkëpunimit me Kosovën, në bashkëpunimin ndërshtetëror, kemi bërë goxha përparim, dhe jemi duke punuar bashkërisht për një vepër madhore siç është hekurudha Durrës-Prishtinë”, u shpreh Rama. Sa i...