Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
UEFA Nations League për vajza/ Shqipëria luan ndeshjen e parë të fazës play-out kundër Qipros
Shqipëria luajti pasditen e sotme ndeshjen e parë kundër Qipros, e vlefshme për fazën play-out të UEFA Nations League. Në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Antonis Papadopoulos”, vajzat kuqezi u mundën me rezultatin final 3-2. Trajneri Armir Grima hodhi në fushë këtë formacion: Antigoni Hyska (GK), Arbiona Bajraktari, Sara Maliqi, Klea Hamonikaj, Arbenita Curraj, Ezmiralda Franja, Alma Hilaj, Megi Doçi (C), Qendresa Krasniqi, Mimoza Hamidi dhe Valentina Troka. Takimi nuk nisi mirë për vajzat kuqezi, me përfaqësuesen qipriote që ishte më dominuese në minutat e para. Gjithçka ndryshoi pas minutës së 15-të, kur skuadra jonë nisi të afrohej më shumë drejt portës kundërshtare, duke krijuar disa raste të rrezikshme. Në minutën e 23-të erdhi rasti më i artë për kuqezinjtë për të kaluar në avantazh....