Vllaznia nuk i ndahet vendit të parë, situata në Superiore pas javës së tetë

Vllaznia nuk i ndahet vendit të parë, situata në Superiore pas javës së tetë

25 Tetor 2025 19:40 Telesport Java e 8-të e “Abissnet Superiore” u mbyll sot me dy duelet e fundit, Partizani – Egnatia dhe Teuta – Flamurtari. Në “Arenën e Demave”, sfida Partizani – Egnatia u mbyll pa gola, 0-0. Teuta triumfoi në “Niko Dovana” ndaj Flamurtarit me rezultatin 3-2. Të premten, Vllaznia fitoi klasiken e futbollit shqiptar ndaj Tiranës në “Loro Boriçi” me rezultatin 3-1. Për kuqeblutë kjo ishte fitorja e katërt radhazi në kampionat. AF Elbasani u rikthye te fitorja në “Elbasan Arena”, pasi mposhti Bylisin 2-1. Dinamo City triumfoi ndaj Vorës në “Arenën e Demave” 2-0. Pas përfundimit të javës së 8-të, Vllaznia udhëheq kampionatin me 19 pikë.