Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Shqipëria horizont i ri për investimet e huaja, Vjena dhe Tirana shënojnë fillim të ri
Shqipëria po pozicionohet me fuqi si një destinacion prioritar për investimet e huaja. Kjo konstatim u konfirmua në dy ngjarje me rëndësi të lartë: Forumin e Investimeve “Shqipëria, Horizont i Ri” në Vjenë dhe Forumin e Parë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë. Këto forume shërbyen si platforma më të rëndësishme për të shfaqur potencialin e jashtëzakonshëm ekonomik të vendit përpara qindra investitorësh ndërkombëtarë. Në Vjenë, theksi u vu te sektori i turizmit, i njohur si një nga motorët kryesorë të rritjes së Shqipërisë. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja theksoi se forumi përfaqësonte “një horizont të ri për Shqipërinë”. Ai vuri në dukje praninë e mbi 70 korporatave ndërkombëtare dhe theksoi se Shqipëria synon të jetë pjesë aktive e tregut më të...