Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Ivi Kaso kundër Xhaferrajt: Berisha i përmbushi pritshmëritë për zgjedhjet e 11 majit
Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, ka dalë në mbrojtje të Sali Berishës duke deklaruar se kryetari i PD-së ka përmbushur të gjitha pritshmëritë e anëtarëve të partisë për zgjedhjet e 11 majit. Sipas tij, Berisha ka bërë gjithçka për të mbrojtur votën dhe për të denoncuar shkeljet e procesit zgjedhor. Duke kundërshtuar deklaratën e kolegut të tij, Besart Xhaferri, i cili kishte kërkuar largimin e Berishës nëse nuk provon manipulimin e zgjedhjeve, Kaso në një intervistë për Euronews Albania bëri bilancin e veprimtarisë së kreut të PD-së, duke thënë se Berisha ka monitoruar procesin dhe ka mbrojtur votën me vendosmëri.