“Dosja e Ballukut në duart e prokurorëve”/ Flet Lala: Ka detaje ende sekrete, sekuestrimi i celularëve…

“Dosja e Ballukut në duart e prokurorëve”/ Flet Lala: Ka detaje ende sekrete, sekuestrimi i celularëve…

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja pasditen e sotme në emisionin “Kjo Javë” nga marrja në hetim e zv.kryeministres Belinda Balluku nga ana e SPAK. Sipas saj, janë kryer kontrolle në disa ambiente të bashkëpunëtorëve dhe vartësve të Ballukut, ku janë sekuestruar dokumente, laptopë dhe celularë. Gazetarja theksoi se SPAK nuk e ka përgënjeshtruar lajmin, por ka deklaruar se “nuk ka asgjë për të ndarë me publikun”. Klodiana Lala: Lajmin e kam raportuar mbi burimet e besuara. Mbaj përgjegjësi për çfarë kam raportuar dhe deklaruar. Shumë detaje të hetimeve rreth zonjës Balluku janë detaje sekrete sepse ajo dosje është vetëm në duart e prokurorit dhe të personave që janë në hetim, përfshi zonjën Balluku e cila ka disa detaje me atë ca ka...