Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Monchengladbach “viktima” e radhës, Bayern merr fitoren e tetë rresht. Çfarë jave për Lennart Karl (video)
25 Tetor 2025 17:39 Telesport Bayern Munich ka marrë fitoren e tetë rresht në kampionat. “Viktima” e radhës për bavarezët është B. Monchengladbach, e cila u mposht në fushën e saj 0-3. Vendasit luajtën me një lojtar më pak nga minuta e 20-të, pasi Jens Castrop u ndëshkua direkt me karton të kuq pas ndërhyrjes së rrezikshme ndaj Luis Diaz. Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, e gjithë pjesa e dytë foli për bavarezët. Joshua Kimmich hapi serinë e golave në minutën e 64-të me një goditje të bukur nga brenda zonës. Raphael Guerreiro dyfishoi shifrat në minutën e 69-të, pas një asisti fantastik të Michael Olise. Në minutën e 80-të, 17-vjeçari Lennart Karl, i futur vetëm pak minuta më parë në...