Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Zgjedhjet rajonale në Itali, Balla thirrje shqiptarëve në Venezia dhe Treviso për të mbështetur kandidaturën e Muharrem Salihut
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, i cili mban edhe postin e Drejtuesit Politik për Diasporën në PS, iu ka bërë thirrje shqiptarëve në Venecia dhe Trevizo që të mbështesin kandidaturën e Muharrem Salihut për zgjedhjet rajonale të nëntorit në Itali. Në një postim në rrjetet sociale, Balla ka vlerësuar kontributin e Salihut dhe frymën e bashkimit që ai përfaqëson. Më tej Balla shkruan se Muharremi do të jetë zëri i shqiptarëve në vendimet e rëndësishme për rajonin. “Muharrem Salihu, një nga shqiptarët më të suksesshëm në Venezia, prej sot është zyrtarisht kandidat për zgjedhjet rajonale të 23 nëntorit, në dy provinca: Venezia dhe Treviso. Me mbështetjen e shumë shqiptarëve në Venezia dhe Treviso, Muharremi do të jetë zëri juaj në vendimet...