Kodi penal ekzistues do të ndryshohet para miratimit të Kodit të ri/ Nga parkimi dysh te abuzimi me fondet e BE, ja sa dënime me burg shtohen

Kodi penal ekzistues do të ndryshohet para miratimit të Kodit të ri/ Nga parkimi dysh te abuzimi me fondet e BE, ja sa dënime me burg shtohen

Kodi Penal i vitit 1995 pritet të ndryshojë sërish, edhe pse një Kod i ri është hartuar dhe gjendet në fazë diskutimi. Ministria e Drejtësisë ka nxjerr në konsultim disa shtesa të legjislacionit në përputhje me objektivin e integrimit të Shqipërisë në BE. Përafrimi i akteve në fushat e pastrimit të parave, luftën ndaj terrorizmit, trafikut të paligjshëm të drogave, trafikimit të qenieve njerëzore, abuzimit seksual dhe pornografisë së fëmijëve është parashikuar të kryhet brenda vitit 2025, prandaj Ministria e drejtësisë shpjegon se ka nevojë për një ndryshim të Kodit ekzistues, veç angazhimit për Kodin e ri Penal. Efekt Ky projektligj synon të forcojë mbrojtjen e territorit përmes ndërhyrjes në Kodin Penal lidhur me ndërtimet e paligjshme, zënien e tokave dhe zjarrvëniet si dhe do...