Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Nuk tërhiqemi”/ Greva e urisë së naftëtarëve, prej 11 ditësh në protestë dhe në gjendje jo të mirë shëndetësore
Prej 11 ditësh naftëtarët e “ Bankers Petroleum” janë në grevë me shpresën se kërkesat e tyre për rritjen e pagave dhe të përmirësimit të kushteve një ditë do të dëgjohen dhe se negociator kryesor sipas grevistëve duhet të jetë vetë shteti shqiptar. “Në presim që shteti jonë të ndërhyjë pasi bëhet fjalë për shumë punonjës që janë aty jashtë, por edhe për 10 grevistët, kushtet janë shumë të këqija, përveç shteti askush nuk mund ta zgjidhë këtë gjë”, shprehet një nga qytetarët. Shumë prej naftëtarëve e ndërprenë protestën dhe grevën, kushtet e vështira ekonomikë i kthyen përsëri në punë, edhe pse kundra dëshirës së tyre. “Shumë njerëz janë kthyer në punë më intimidime të gjithë na thonë na fal, por nuk ia dal dot...