13 kandidatë garojnë më 9 nëntor për drejtimin e 5 bashkive, PD e PS sfidohen nga të pavarurit

13 kandidatë garojnë më 9 nëntor për drejtimin e 5 bashkive, PD e PS sfidohen nga të pavarurit

13 kandidatët do të garojnë përballë njëri-tjetrit më 9 nëntor për të zgjedhur 5 kryetarë të rinj bashkish. Në Vlorë, beteja është mes tre rivalëve që duan të zënë karrigen e kryebashkiakut pas dorëheqjes së Ermal Dredhës. Socialistët, garojnë me mjeken dhe deputeten Brunilda Mersini, ndërsa demokratët i kanë vendosur përballë një kandidat të pavarur si Dionis Sota, i cili ka një profil në sipërmarrjen turistike. Emri i tij u mbështet edhe nga Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapaj. Ujërat opozitarë nuk janë të qetë, me këshilltarin demokrat Gjergji Nika, i cili është rebeluar ndaj partisë së tij dhe garon si i pavarur. Në Berat, nënkryetari Ervin Ceca që drejton bashkinë prej ditës që Ervin Demo u dorëhoq për tu bërë deputet, garon nën logon e socialistëve për tu zgjedhur kryetar. Përballë ka biznesmenin Pavlo...