Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Drejtësia ka punën e saj”/ Balluku nën hetim nga SPAK, Berisha komenton qëndrimin e Ramës: Kanë ndarë paratë bashkë
Kreu i PD-se, Sali Berisha ka komentuar qëndrimin e kryeministrit Edi Rama për zëvendësen e tij, Belinda Ballukun, e cila eshte marrë në hetim nga SPAK. Kreu i qeverisë tha për DW se “drejtësia ka punën e saj”. Ndërsa Sali Berisha u shpreh se ‘Rama nuk ka koment, sepse ka ndarë paratë me Ballukun’. “Nuk ka asnjë koment sepse kanë ndarë paratë bashkë!!”, shkroi Sali Berisha teksa postoi videon e Ramës për DW. Për DW, kreu i qeverisë u shpreh se “deri kur çështje të caktuara marrin formën e tyre të prerë, të gjithë njerëzit janë të pafajshëm dhe janë të padënueshëm”. “Nuk kam asnjë koment për asnjë rast. Ne kemi punën tonë, drejtësia punën e vet dhe deri kur cështje të caktuara marrin formën...