Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Zgjedhjet e majit nuk fitohen me raporte në tetor
Nga skënder Minxhozi/ E fundit herë që e majta dhe e djathta në këtë vend kanë ndarë një garë të vërtetë elektorale, ka qenë katër vjet më parë. Berisha asokohe ishte vetëm një pensionist luksi që luante gurët pas shpinës së Lulzim Bashës. Ilir Meta ishte president e jo i burgosur, ndërkohë që Monika Kryemadhi luftonte për vota siç vetëm ajo di të bëjë. Qeveria e pa veten atë vit në një konkurencë të vërtetë zgjedhore, e cila po të kishte brenda elementin e krijimit të koalicioneve, do të kishte shkaktuar edhe më tepër kokëçarje për Ramën në finishin e garës. Krahasuar me ato zgjedhje, ku opozita ju afrua rrezikshëm shifrave të qeverisë në votë popullore, këto të 11 majit ishin thjesht një provë e...