Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Nis Kupa e Botës në ski, Lara Colturi e mbyll në vendin e shtatë sllallomin gjigand në pistën e Soelden
25 Tetor 2025 14:58 Telesport Në pistën e Soelden, në Austri, nisi sot Kupa e Botës për femra në ski, sezoni 2025-2026, me garën e sllallomit gjigand. Në këtë garë mori pjesë edhe skiatorja shqiptare Lara Colturi, që bëri një paraqitje shumë të mirë. Pas dy zbritjeve, ajo u rendit në vendin e shtatë, duke dhënë kohën e përgjithshme 2’18”27. Pas zbritjes së parë, koha e Colturi ishte 1’09”14, ndërsa në zbritjen e dytë ajo dha kohën 1’09”13 (pra, kohë thuajse identike). Në renditjen e përgjithshme, Colturi ishte +1’76” nga fituesja. Vendi i shtatë për skiatorën 19-vjecare shqiptare është një rezultat i mirë, në një sezon që pritet të jetë pozitiv për Colturi, pasi kulmon me Lojërat Olimpike dimërore “Cortina 2026”. Në këtë debutim sezonal,...