Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Raporti i OSBE-ODIHR/ “Ndryshoni sistem, favorizohen…”, Shqipëria Bëhet: Morëm 4% të votave për 1 deputet
Raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit, solli edhe qëndrimin e Lëvizjes Shqipëria Bëhet. Teksa opozita lexon kritikat, dhe mazhoranca rekomandimet, partia e Adriatik Lapajt, theksin e vë tek ndryshimi i sistemit zgjedhor. Shqipëria Bëhet, nëpërmjet një deklarate për shtyp të bërë nga Edona Haklaj, sjell dhe shembullin e vet, duke thënë se edhe pse siguruan 4% të votave kombëtare, ato mjaftuan vetëm për 1 mandat në kuvend, çka tregon se sistemi aktual favorizon partitë e mëdha dhe dekurajon pluralizmin real politik. Reagimi i Shqipëria Bëhet: Lëvizja “Shqipëria Bëhet” vlerëson publikimin e raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, i cili konfirmon shqetësimet tona të përsëritura për mungesën e kushteve të barabarta, keqpërdorimin e pushtetit dhe deformimin e garës demokratike në vend. ...