Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Vodhën biçikleta dhe motomjete elektrike në dy muajt e fundit, pranga dy të rinjve me precedent penal në Tiranë
Dy të rinj, një 18-vjeçar dhe një i mitur 16-vjeç, janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi dyshohen për 9 vjedhje të biçikletave dhe motomjeteve elektrike gjatë muajve shtator-tetor. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas kallëzimeve të bëra nga disa qytetarë, për vjedhjen e biçikletave dhe monopatinave të tyre në lagje të ndryshme, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Mjetet”. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, bazuar edhe në pamjet filmike, u bë e mundur zbardhja e 9 rasteve të vjedhjeve të biçikletave dhe motomjeteve elektrike, të kryera gjatë muajve shtator dhe tetor, nga shtetasi R. M., 18 vjeç, dhe një i mitur 16 vjeç, të cilët në përfundim të veprimeve procedurale u arrestuan për veprën penale...