EMRAT/ Në kërkim për prodhim të narkotikëve dhe pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal, dy të arrestuar në Vlorë

EMRAT/ Në kërkim për prodhim të narkotikëve dhe pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal, dy të arrestuar në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona të shpallur në kërkim kombëtar për prodhim të narkotikëve dhe pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal. Në pranga ranë shtetasit: * Aldo Tushaj, 38 vjeç, banues në Vlorë;* Sefer Dukaj, 45 vjeç, banues në Vlorë. Këta shtetas ishin shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin e datës 01.10.2024, të lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Posaçme e Apelit me vendimin e datës 20.10.2025, i ka dënuar për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, konkretisht shtetasin Aldo Tushaj me 3 vite e 11 muaj e 18 ditë burgim dhe shtetasin Sefer Dukaj me 2 vite e 7...