Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Dita Europiane e Avokatëve/ U arrestua pak ditë më parë, Ulian Barjami: Cenim i shtetit të së drejtës
Ulian Barjami, avokati i arrestuar pak ditë më parë në Elbasan, ka reaguar sot në ditën Europiane të Avokatëve. Barjami shkruan se është ” gjendur viktimë e një ndalimi të paligjshëm, që nuk ishte vetëm një përvojë personale, ishte një kujtesë e fortë se respekti për avokatin është respekt për drejtësinë”. Cenimi ndaj avokatit thotë Barjami është cenim i themeleve të shtetit të së drejtës. Reagimi i avokatit Ulian Barjami: Sot, në Ditën Europiane të Avokatëve, ndjej më shumë se kurrë peshën dhe përgjegjësinë që mbart ky profesion fisnik. Ngjarja e fundit, ku u gjenda viktimë e një ndalimi të paligjshëm, nuk ishte vetëm një përvojë personale, ishte një kujtesë e fortë se respekti për avokatin është respekt për drejtësinë. Kjo ditë na kujton se...