Raporti i OSBE-ODIHR, Shqipëria Bëhet: Morëm 4% të votave për 1 deputet, ndryshoni sistem

Raporti i OSBE-ODIHR, Shqipëria Bëhet: Morëm 4% të votave për 1 deputet, ndryshoni sistem

Shqipëria Bëhet, nëpërmjet një deklarate për shtyp të bërë nga Edona Haklaj, sjell dhe shembullin e vet, duke thënë se edhe pse siguruan 4% të votave kombëtare, ato mjaftuan vetëm për 1 mandat në kuvend, çka tregon se sistemi aktual favorizon partitë e mëdha dhe dekurajon pluralizmin real politik.Lëvizja “Shqipëria Bëhet” vlerëson publikimin e raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, i cili konfirmon shqetësimet tona të përsëritura për mungesën e kushteve të barabarta, keqpërdorimin e pushtetit dhe deformimin e garës demokratike në vend. Raporti thekson qartë se procesi zgjedhor i vitit 2025 përbën një përkeqësim të dukshëm krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021, veçanërisht përsa i përket ndikimit të pushtetit mbi administratën publike, presioneve ndaj votuesve dhe mungesës së besimit në integritetin...